Presidenti i zgjedhur i ShBA-ve Joe Biden, ka kryer ditën e sotme vaksinimin kundër Covid-19. Në fjalën e tij teksa u vaksinua në spitalin ChristianaCare, Biden theksoi se kjo arritje e shkencëtarëve është e mahnitshme.
Gjithashtu presidenti i zgjedhur u shpreh se këto kohë të gjithë i detryrohen shumë bluzave të bardha që janë në vijën e parë të luftës ndaj pandemisë.
“Ajo që unë dua të them është se ua kemi shumë borxh këtyre njerëzve. Shkencëtarët dhe njerëzit që e bënë këtë të mundur, punonjësit e vijës së parë, njerëzit që ishin ata që në të vërtetë bënë punën klinike, kjo është thjesht e mahnitshme. Do të doja të kishim kohë për të shkuar në të gjithë spitalin për të parë sa të zënë dhe të pabesueshëm që jeni të gjithë. Dhe ju detyrohemi shumë”, ka thënë Biden pasi ka bërë vaksinën.
