Categories Politike

Topalli, ftesë për koalicion edhe partive që janë në krah të PD-së

Pasi ra dakord me Astrit Patozin për të dalë në zgjedhje me një listë të përbashkët, Jozefina Topalli ka nisur lëvizjet për të bashkuar në një front opozitar jo vetëm partitë e reja, por edhe ata të cilët janë rreshtuar krah Partisë Demokratike. “Unë komunikoj më të gjithë, me çdo demokrat me ato që janë brenda partisë demokratike edhe pse heshtin nuk pranojnë moskryerjen e misionit opozitar nga kryetari i tyre, komunikoj edhe me te gjithë aleatët e opozitës së tashme”, tha Jozefina Topalli, drejtuese e Lëvizjes për Ndryshim.

Rezervohet të japë detaje dhe të flasë me emra, por ftesa për ta edhe partitë e reja është bashkëpunimin para zgjedhjeve te 25 Prillit. Por, a është ky një hap për krijimin e një poli të tretë në politikë?

“Nuk e di si do ja vija emrin, por sigurisht do dëshiroja një front për ndryshim, është e rëndësishme që të bëhemi të gjithë bashkë kundra tre kryetareve të cilët janë në proporcione të ndryshme por të gjithë janë përgjegjës për situatën n në të cilën është sot Shqipëria”, tha Topalli për TCH.

Si drejtuese e Lëvizjes për Ndryshim po mendon të kandidojë në më shumë se një zonë elektorale, ndërsa zbulon dy zgjedhjet e saj të para. “Mendoj se është një mundësi për të maksimalizuar votat dhe për të marrë sa më shumë konsensus në disa qarqe ku lidhjet e mija janë më të fuqishme. Nuk kam marrë asnjë vendim, por unë mendoj edhe në Tiranë edhe ne Shkodër edhe ndonjë zonë tjetër”, tha Topalli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME