Categories Lajme

Video/Klodiana Lala: Prokurorët kanë frikë krimin e organizuar

Gazetarja Klodiana Lala, në studion e emisionit “Opinion” u shpreh se prokurorët kanë frikë krimin e organizuar dhe se Prokuroia e Krimeve të Rënda nuk ka vullnetin ta hetojë deri në fund çështjen e shtiblerjes së votave.

“Unë e kam nisur shkrimin tim me një përshkrim të zyrve të prokurorëve të cilëve u kam vajtur zyrtarisht në emër të BIRN dhe kam kuptuar që në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka një hamulli. Personalisht mendoj që ai institucion nuk ka vullnetin ta hetojë çështjen deri në fund, sepse sipas meje personat e përfshirë janë persona të pushtetshëm, sipas mendimit tim modest”, tha Lala.

E pyetur nga drejtuesi i emisionit se me kë janë të lidhur këta persona, Lala tha se përveç se me pushtetin edhe me krimin e organizuar.

Fevziu: Kanë frikë prokurorët krimin e organizuar?

Lala: Po, kanë frikë krimin e organizuar sepse ai zotëria i dënuar me 16 vite burg është liruar nga gjykata e lartë me një kartelë mjekësore, sepse ka çrregullime dhe ka tentativa suiçidale. Pra i ka shpëtuar burgut për vrasje, si mendoni ju, ai zotëri nuk do t’i shpëtojë burgut për shitje votash?

Kujtojmë se gazetarja Lala është autore e një artikulli të publikuar nga BIRN, që publikon përgjime telefonike ku flitet pëe shitblerje votash. / M.B

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME