Kryebashkiaku Erion Veliaj, pas deklaratës raciste ku i quajti banorët “shpellarë” dhe “njerëz pa rrënjë në këtë qytet”, vijon të bëjë deklarata skandaloze. Gjatë një takimi në Bashkinë e Tiranës, me disa banorë të Unazës, Veliaj tha se policses Ina Nuka, të cilës iu prentë gishtat prej kapsollave që u hodhën në protestë, i është shkatërruar jeta, pasi asnjë burrë nuk do të martohet me një vajzë me gishta të prera.
“Jemi të gjithë burra, i shkojnë sytë të martohet një burrë me një vajzë pa gishta?”, u shpreh Veliaj.
Kjo deklaratë seksiste, është një ofendim shumë i rëndë për të gjithë gratë apo personat me aftësi ndryshe, por halli i madh që ka zënë kryebashkiakun Veliaj dhe shefin e tij kryeministrin Rama, duket se po prodhon këto deklarata për të zhvendosur vëmendjen nga tenderi i paracaktuar dhe korruptiv, ku 40 milionë euro nga paratë e shqiptarëve do të shpenzohen për 2.2 kilometra rrugë./tpz.al