Categories Showbiz

VIDEO/ Luiz Ejlli publikon videoklipin e këngës “Përjetësisht”

Vetëm para pak javësh, këngëtari Luiz Ejlli përfundoi eksperiencën e tij në Big Brother ku edhe fitoi çmimin e madh. Pjesëmarrja e tij bëri që ai t’i kthehej skenës dhe të punojë për projekte të reja.

Pa kaluar një javë, një super lajm erdhi nga moderatori dhe aktori Donald Veshaj dhe kishte të bënte pikërisht me një këngë me Luizin. Ata publikuan një video në instagram, përmes së cilës ka paralajmëruar projektin e tyre dhe më pas kënga, titulluar ”Dy shotsa”, bëri paraqitjen e saj të parë në emisionin “Më Lër Të Flas”.

Më datë 4 Qershor artisti i njohur publikoi në kanalin e tij zyrtar në Youtube këngën e parë solo pas daljes si fitues nga edicioni i dytë i “BBV”. Projekti i tij më i ri titullohet “Përjetësisht” dhe u kthye menjëherë në një sukses të padiskutueshëm.

Kënga e tij ka marrë vëmendjen e publikut shqiptar dhe jo vetëm. Këtë nuk e themi ne, por faktet të cilat janë të regjistruara nga platforma më e madhe YouTube.

E duke qenë se jemi tek shifrat e rekordeve, kënga ka arritur të renditet në vendin e 15-të në listën e video-ve muzikore më ‘trending’ në mbarë botën. Kjo sigurisht ishte e padiskutueshme për faktin se edhe në rrjetet sociale ka pasur një ndikim mjaft pozitiv si këngë.

E duket se Luizi nuk ka të ndalur pasi për pak minuta do të publikojë në platformën YouTube videoklipin e ‘Përjetësisht’!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME