Categories Lajme

Video\ Me biçikletë vendos pakon tek dera e lokalit dhe ndez fitilin. Shihni si e zbuluan kamerat

Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive në një lokal në lagjen “Dëshmorët e 4 Shkurtit” pranë gjimnazit “Petro Nini”. Pas një pune intensive, u bë e mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, një 28-vjeçar, me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve, vjedhjes së pronës dhe krimeve ndaj personit.

Sekuestrohen rrobat dhe biçikleta që autori ka përdorur gjatë kohës së vendosjes së lëndës eksplozive.

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 11.06.2020, në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, ku në derën e lokalit të shtetasit A.B., shpërtheu një sasi lënde plasëse duke shkatur dëme materiale, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ngriti një grup të posaçëm hetimor të përbërë nga Specialistë për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 dhe Specialistë për hetimin e krimit ndaj pronës dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë vijoi puna intensive për zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve profesionale dhe punës intensive të pandërprerë hetimore të bërë nga Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 Tiranë, u bë e mundur që brenda 24 orëve të zbardhej ngjarja, duke identifikuar autorin e dyshuar të vendosjes së eksplozivit. Mbi provat e grumbulluara u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Eksplozivi”, ku gjatë operacionit u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar Franci Alimi, 28 vjeç, banues në Tiranë me precedent të theksuar kriminal, i dënuar më parë me 2 vjet burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe i arrestuar për veprën penale “Vjedhje”.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale biçikletën, veshjet, një qese në të cilën ishte vendosur lënda eksplozive, atletet, sende këto të cilat autoi i kishte përdorur në kryerjen e veprës penale. Materialet do t’i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME