Categories Lajme

Shtyhet edhe 1 javë hapja e transportit publik

Komiteti i Ekspertëve: Për momentin nuk ka kthim prapa Anulohet hapja e transportit publik për në 15 Qershor. Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli tha se për shkak të situatës nga Covid-19, hapja e transportit publik do të shtyhet me 1 javë. “Kemi vendosur të shtyhet për të paktën një javë hapja e transportit publik, si një shërbim me risk të lartë në këtë situatë epidemiologjike“. Sipas Rakacollit, edhe pse ditët e fundit ka një rritje të numrit të të infektuarve me Covid dhe atyre të hospitalizuarve, ekspertët e Komitetit Teknik e vlerësojnë situatën të qëndrueshme. “Kjo rritje e numrit ka ardhur si pasojë e uljes së vigjilencës, shkujdesjes dhe mos respektimit të rregullave të distancimit fizik në aktivitetet e jetës së përditshmePas shqyrtimit të të gjithë treguesve në rastet e reja ditore, situtën në spitale dhe pacientët në terapi intensive, Komiteti Teknik vlerëson se situata mbetet e kontrolluar. Kemi vendosur të mos ketë hapa prapa në strategjinë e rihapjes“. Megjithatë, ekspertët rekomandojnë mbajtjen e distancës, si dhe përdorimin e maskës, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME