Categories Sport

Dita e shpresës për futbollin në Itali, në fushë Juventus-Milan

Më 9 mars ishte dita e fundi kur në futbollin italian luhej një ndeshje zyrtare futbolli. Tashmë jemi më 12 qershor dhe sërish do të kemi fatin e mirë që do të shohim duelin Juventus-Milan për Kupën e Italisë. Pas 95 ditësh pritje dhe ankthi, futbolli më në fund në vendin fqinj do të rikthehet, edhe pse me portat e mbyllura.

330 persona janë të lejuar që të futen në stadium, sigurisht me leje speciale dhe me kontrolle të rrepta. Një tjetër risi do të jenë edhe 5 zëvendësimet, apo për të mos harruar edhe faktin që nuk do të ketë shtesa në sfidat e kthimit në Kupë. Si Juventus dhe Milan kanë pak dilema në lidhje me formacionin që pritet të hedhin në fushën e lojës. Douglas Costa-Dybala dhe Cr7 do të jenë në fushë nga njëra anë, ndërkohë që në krahun tjetër Pioli do të jetë i detyruar që t’i besojë Rebic në mungesë të të skualifikuarit, Ibrahimovic. Ndeshja do të startojë në orën 21:00.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME