Categories Lajme

Video/Me kapele në kokë dhe fytyrën zbuluar, arkivoli me trupin e Katsifas mbërrin në Bularat

Familjarët e Kostandinos Katsifas kanë tërhequr pas 10 ditë pas vrasjes trupin e pajetë të Kostandinos Katsifas nga morgu. Pasi u tërhoq nga morgu i QSUT-së ditën e sotme dhe u dërgua drejt Gjirokastrës, Familjarët para disa minutash kanë tërhequr trupin e tij nga agjencia e funeralit të fshatit Zervat për ta dërguar drejt shtëpisë ku dhe do t’i bëhen nderimet sipas traditës lokale para se të përcillet për në banesën e fundit.

Nga pamjet e siguaruar nga ‘Fax News’ duket dhe momenti kur të afërmit mbajnë arkivolin me trupin e Katsifas në supe pasi e nxjerrin nga makina e funeralit. Me kapele në kokë dhe fytyrën zbuluar arkivoli me trupin e Katsifas hyn në banesë.

Ndërkohë që në momentin kur arkivoli i të ndjerit futej brenda u dëgjuan thirrje: “I pavdekshëm”. Mediat greke kanë raportuar se deri në 2 mijë persona do të vijnë nga Greqia për të marrë pjesë në varrimin e Katsifas. Ndërkohë që autoritetet kanë marrë dhe masat e sigurisë gjatë funeralit të dij, ku pritet të marrin pjesë eshe pjesëtar të ‘Agimit të Artë’.

Katsifas u vra më 28 tetor në fshatin Bularat pas një shkëmbimi zjarri me RENEA-n. Ai më parë kishte qëlluar edhe mbi makinën e policisë të drejtorisë vendore të Gjirokastrës.

Gazetarje e ‘Fax News’ Ervina Shehaj raporton se Bashkia e Dropullit në një mbledhje jashtë radhe ka marrë vendimin për të paguar të gjitha shpenzimet financiare për ceremoninë e varrimit në Bularat të minoritarit grek Kostandinos Katsifa.Vendimi i bashkisë është bërë i ditur nga nënkryetari i bashkisë Dropull, Mihal Mano. Sipas tij vendimi është marrë me motivacionin se familja është e varfër dhe ngjarja është e ndjeshme për komunitetin e minoritarëve në jug të Shqipërisë. Ceremonia e varrimit për Kostandino Kacifas do të bëhet nesër në orën 13:00.

Sipas saj Trupi i tij do do të përcillet me nderime dhe do të jetë i veshur me uniformë ushtarake./faxnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME