‘BalkanWeb’ publikon pamjet e para që vinë nga salla e gjyqit, ku trupa gjykuese dha vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili i shpëtoi sot burgut.
Pas disa orësh pritje të gjatë, për Tahirin u vendos që të rrëzoheshin 3 akuzat “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’, ndërsa u dënua për ‘Shpërdorim detyre’ me 5 vite burg, i konvertuar në 3 vite e 4 muaj shërbim prove.
Gjatë fjalës së tij kreu i trupës gjykuese, Ardit Mustafai, dha edhe argumentet e nxjerra për vendimin në fjalë, që konvertohen në punë të detyrueshme vullnetare. Në momentin kur jepej verdikti, ashtu siç e përcakton edhe rregullorja, Tahiri, bashkë me avokatin e tij, e ka pritur vendimin në këmbë. Teksa mbante kokën thuajse gjatë gjithë kohës lart dhe fërkonte duart, ish-ministri priti vendimin, duke mos fshehur ‘zhgënjimin’.