Categories Lajme

VIDEO/ Me kokën lart, duke fërkuar duart, shihni si e priti Tahiri vendimin e Gj.ykatës

‘BalkanWeb’ publikon pamjet e para që vinë nga salla e gjyqit, ku trupa gjykuese dha vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili i shpëtoi sot burgut.

Pas disa orësh pritje të gjatë, për Tahirin u vendos që të rrëzoheshin 3 akuzat “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’, ndërsa u dënua për ‘Shpërdorim detyre’ me 5 vite burg, i konvertuar në 3 vite e 4 muaj shërbim prove.

Gjatë fjalës së tij kreu i trupës gjykuese, Ardit Mustafai, dha edhe argumentet e nxjerra për vendimin në fjalë, që konvertohen në punë të detyrueshme vullnetare. Në momentin kur jepej verdikti, ashtu siç e përcakton edhe rregullorja, Tahiri, bashkë me avokatin e tij, e ka pritur vendimin në këmbë. Teksa mbante kokën thuajse gjatë gjithë kohës lart dhe fërkonte duart, ish-ministri priti vendimin, duke mos fshehur ‘zhgënjimin’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME