Categories Lajme

Video/ Momenti kur Arjan Sala vrapon për të shpëtuar punëtorët

Siç shihet në videon e siguruar nga TCH, Arjani njoftohet në radio nga kolegët e tjerë që në magazinë ka rënë zjarr. Ai menjëherë vrapon për në vendin e ngjarjes ku edhe ka evakuar mbi 20 punonjës që ishin të pranishëm në magazinë.

Pas kësaj, 32-vjeçari mori një bombol dhe tentoi të fikte zjarrin në vatrën e tij. Por flakët u përhapën me shpejtësi dhe ai nuk mundi të dalë.

Siç shihet në pamje, Arjani është i vetmi që nuk kthehet më, pasi hyri brenda magazinës.  Arjan Sala tashmë i shpallur Dëshmor i Atdheut, humbi jetën si pasojë e flakëve dhe tymit në magazinë të mërkurën e shkuar, ndërsa trupi i tij u gjet vetëm tre ditë më vonë, për shkak se ishte e pamundur për zjarrfikësit që të ndërhyhej.

Gjatë një matje të temperaturës nga ana e zjarrfikësve u raportua se kishte shkuar mbi 900 gradë. Pamjet e fundit që shihen nga kamerat e sigurisë janë një numër i madh punonjësish të cilët shpëtohen nga 32-vjeçari por ai nuk duket në asnjë vend.

Trupi i pajetë i Arjan Salës u nxor tre ditë pas rënies së zjarrit të mërkurën e kaluar. Trupi i tij i pajetë i 33-vjeçarit është gjetur shumë pranë derës së emergjencës. Arjan Sala u shpall “Dëshmor i Kombit”, gjithashtu për familjen e tij u dha edhe një ndihmë financiare prej 1 milionë lekësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME