Categories Sport

VIDEO/ Ndërhyrja e lojtarit të Lionit dëmton Neymarin, largohet me barelë duke qarë

Humbje me Lionin dhe zbritje nga kreu i renditjes. Por gjithçka kalon në plan të dytë për PSG-në, kur në fundin e ndeshjes Neymar dëmtohet rëndë dhe rrezikon të qëndrojë jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë. Ndodh sërish në momentin më të mirë të sezonit pas ndeshjes fantastike kundër Bashakshehirit, ku shënoi 3 gola dhe fitoi 1 penallti. Lioni po bënte gjithçka për ta ndalur brazilianin duke shkaktuar faulle të shumta ndaj tij.

Por ai i fundit ishte në limitet e “barbaritetit”. Ndeshja ishte drejt fundit dhe në minutën e 86-të, Tiago Mendesh bën një ndërhyrje shumë të ashpër, në limitet e rregullores. Kavilja e Neymarit u ndrydh mes këmbëve të patriotit të tij dhe nuk mundi të vazhdonte më lojën. Ai ndjeu dhimbje të forta dhe e kuptoi që bëhej fjalë për diçka të rëndë. Mendesh u largua nga fusha me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAR-it.

Neymar nuk i mbajti lotët dhe tani është në ankth për të kuptuar kohën e rikuperimit nga ky dëmtim. Ai u largua nga fusha me barelë dhe kjo është shqetësuese. Në Paris kanë kryqëzuar gishtat që dëmtimi të mos jetë i rëndë, por kjo do të kuptohet nga ekzaminimet e mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME