Policia amerikane në New Jersey vrau një 42-vjeçar shqiptar me inicialet L. A., i cili ishte i armatosur dhe nuk iu bind urdhrit të uniformave blu për të lëshuar armën. Policët i kanë bërë disa herë thirrje për të dorëzuar armën, por ai nuk u është bindur. Dhe pasi është afruar shumë afër makinës së policisë dhe ua ka drejtuar pistoletën policëve, operacioni përfundoi me personin në fjalë të vrarë nga efektivët. Videoja është publikuar nga “Daily Voice” dhe raportohet se ngjarja ka ndodhur të enjten. Prokuroria ka nisur hetimet.
Categories
Lajme