Categories Lajme

VIDEO\ Nga Vlora ,Ksamili në Shëngjin etj / Bllokohen 15 mjete lundruese, detaje

Bllokohen 15 mjete të tjera lundruese, si rezultat i kontrolleve nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare. 12 mjete lundruese janë bllokuar nga Policia Kufitare e qarkut Vlorë, ndërsa 3 mjete lundruese janë bllokuar nga Policia Kufitare e qarkut Durrës.

Në total, mjetet e bllokuara: 6 Jet Ski, 5 skafe, 3 varka dhe 1 gomone.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Nga Ksamili në Shëngjin, bllokohen 15 mjete të tjera lundruese, si rezultat i kontrolleve nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare. 12 mjete lundruese janë bllokuar nga Policia Kufitare e qarkut Vlorë, ndërsa 3 mjete lundruese janë bllokuar nga Policia Kufitare e qarkut Durrës.

Mjetet e bllokuara: 6 Jet Ski, 5 skafe, 3 varka dhe 1 gomone. Shkeljet e konstatuara: lundrim në zonë të ndaluar, mosregjistrim i pronësisë mbi mjetin lundrues dhe mungesë dokumentacioni në bord.

-Në Dhërmi është bllokuar një mjet lundrues Jet Ski dhe drejtuesi i tij është ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar.

-Në Palasë, Qeparo, Dhërmi, Himarë, Ksamil dhe Karaburun, janë bllokuar 2 Jet Ski, 5 skafe, 3 varka dhe 1 gomone dhe secili nga drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese është ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, për mungesë dokumentacioni në bord.

-Në Shëngjin janë bllokuar 3 mjete lundruese Jet Ski. 2 nga drejtuesit janë ndëshkuar secili me masën administrative 100 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar, te Rana e Hedhun, ndërsa drejtuesi tjetër është ndëshkuar me masën administrative 20 000 lekë, për mosregjistrim të pronësisë mbi mjetin lundrues brenda afatit ligjor.

Njëri nga mjetet e bllokuara për lundrim në zonë të ndaluar, te Rana e Hedhun, është filmuar dhe publikuar edhe në rrjetet sociale. Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë. Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME