Categories Lajme

VIDEO/ Nuk do t’i mbani dot lotët, paratë u mblodhën por 14 vjeçari vd.iq, nëna e Renisit bën gjestin prekës

Historia tragjike e 14-vjeçari Renis Muca, i cili qëndroi në koma për gati 3 muaj pas një aksidenti dhe më pas ndërroi jetë në një klinike të specializuar në Ankara, preku zemrat e shqiptarëve. Familja e Renisit, të gjunjëzuar nga humbja e djalit të tyre, kanë bërë sot një gjest fisnik. Tezja e 14-vjeçarit teksa është bërë pjesë e emisionit ‘Shqiptarët për shqiptarët’ në ‘News24’ përmes një lidhje telefonike, bëri publik edhe kërkesën e motrës së saj, nënës së Renisit.

Mes lotësh dhe zërin që i dridhej, tezja e vogëlushit tha se të gjithë fondet që i kanë ngelur familjes nga kontributi i shqiptarëve pas thirrjes së fondacionit Firdeues, do t’i kalojnë të prekurve nga tërmeti. Kjo deklaratë ka bërë që në studio të preken dhe të përloten të gjithë me gjestin e familjes Muça.

“Amaneti i nënës së Renisit, është që këto para të kalojnë fondacionit tuaj, që të ndihmoni një familje të prekur nga tërmeti. Jeni sot njerëzit më të besuar në shqiptari. Ju jeni ata që nuk hezitua.t Jeni njerëz me zemër të madhe. Zoti ju ndihmoftë për gjithçka dhe në këtë hap që keni marrë vëlla.”, tha tezja e Renisit. Ndërkohë, Elvis Naçi pasi falënderoi për gjestin e kësaj familje, tha se fondacioni “Firdeus” do ta rishohë këtë kërkesë. Naçi pohoi se gjendja ekonomike e familjes Muça është e vështirë dhe do të shihet mundësia që t’u ofrohet ndihma.

“Faleminderit motër. Do donim shumë që Renisi të ishte bashkë me ne. Jetën nuk e kemi ne në dorë. Ja dolëm bashkë për hapin e parë për ta çuar jashtë shqipërisë, por ai shkoi në botën tjetër. S’gjej fjalë për virtytin dhe zemrën e madhe që tregoni. E di që nëna e Renisit është në gjendje të mirë, por kjo tregon një zemër të madhe. Të lutem do ta kërkojë numrin tuaj, dhe do ta bisedojmë. Do të takojë nënën dhe do ta shohim me hollësi këtë gjë, dhe pse keni zemrën tuaj bujare. S’gjej fjalë.”, tha Elvis Naçi. BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME