Categories Lajme

VIDEO/ Pamje të dhimbshme, rrufeja vret 32 krerë dhi në Krujë. Blegtori: Ushqeja familjen

Një rrufe ka goditur një tufë me dhi në një fshat të Krujës, ku si pasojë kanë ngordhur 32 prej tyre ndërsa çobani ka shpëtuar mrekullisht.

Burime të Top Channel, kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë intervistuar të zotin e bagëtive, i cili është shprehur se të gjithë kafshët janë groposur tashmë dhe se kërkon ndihme nga Drejtoria e Bujqësisë në Krujë dhe nga Bashkia, pasi ishin burimi i vetëm i të ardhurave për familjarët e tij.

“Unë quhem Nel Deka, kam një hall. Unë kam pasur dhitë në pyll duke kullotur, djali me to 17 vjeç Ka rënë rrufeja tek dhitë, djali ka ngritur nja tre krerë, 32 koka ngordhën, i ka mbyt rrufeja. Më mori djali në telefon e kam shkuar me kryeplakun në vend, kanë  ardhur dhe njerëz të tjerë, më pas kam lajmëruar, e të nesërmen ka ardhur veterinaria e bashkisë Krujës.

I kemi gropos të gjitha të matrikulluara një për një. Vlera e të gjithave mund të jetë 5 milionë e sipër. Unë mbaj  familjen me qumështin e tyre, ushqej fëmijët. Unë jam shumë i dëmtuar por mbi të gjitha të kem çunin. Unë kërkoj një ndihmë meqë jam pa shtëpi e jam me hall sa të jetë mundësia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME