Categories Lajme

VIDEO/ Pensionistët, në radhë të gjata për tre mijë lekë: Po na japin gjysmë gjeli

Me gjithë pakënaqësinë për shumën e shpërblimit të caktuar nga qeveria pensionistët në rrethet e vendit kanë nisur ta tërheqin atë. Ato po shpërndahen sipas datës së përcaktuar të pensionit. Ndërsa atyre që ju ka kaluar data e marrin në çdo kohë. Të moshuarit e Elbasanit thonë se shuma prej 3 mijë lekë është sa për një gjysmë gjel.
“As një gjel deti nuk merr”, thotë një e moshuar.

Në Gjirokastër pensionistët kishin dyshime se mund të mos merrin dhe asgjë. Ndaj sipas tyre më mirë pak se asgjë. “Nga hiç fare, mirë është”, shprehet një i moshuar. Kuksianët janë ndër banorët më të varfër në vend. Edhe pse shprehin pakënaqësi për shumën, me daljen e datës së pensionit ata janë drejtuar në pikat postare për ta tërhequr atë.

“Ato nuk dalin për ilaçe, jo për të marrë mish e gjëra të tjera”, shprehet një pensionist.
Ndërkaq në Fier radhët janë bërë të bezdisshme për të moshuarit. Disa prej tyre ju ka sosur durimi dhe nuk i kanë marrë. Edhe në Vlorë të moshuarit nuk ndjehen të vlerësuar. Tallje e quajnë masën e shpërblimit një pjesë e pensionistëve të Librazhdit. Kush s’ka mundësi për të tërhequr shpërblimin nuk do ta humbë atë dhe do ta marrë në janar të vitit tjetër. Shpërblim përfitojnë 663.227 pensionistë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME