Categories Lajme

VIDEO/ Plas në Qytetin Studenti! Dhu.në dhe përl.eshje me studentët, policia nuk raporton ngjarjen

Ditën e sotme një përleshje mes policisë dhe një grupi studentësh ka ndodhur në ambientet e Qytet Studenti.

“Lëvizja për Universitetin”, pjesë e të cilëve ishin studentët që u përplasën me policisë, sqaron se gjatë aksionit ndërgjegjësues me mesazhin “Kushtet si në Afrikë, tarifat si në Amerikë” të aktivistëve të Lëvizjes Për Universitetin në Qytetin Studenti, një grup policësh ndërhynë brutalisht duke tentuar të sekuestrojnë materialet informuese.

Në shkelje të ligjit dhe çfarëdo etike njerëzore, militantët partiakë me uniformë policie kanë goditur dhe tërhequr zvarrë disa studente e studentë, pikërisht në qytetin e tyre, sqaron “Lëvizja për Universitetin”.

“Dhuna policore nuk është asgjë përpara asaj strukturore të një qeverie që vjedh studentët me tarifa të larta dhe financon pronarët e universiteteve private. Ajo vetëm sa vërteton në sytë e të gjithëve faktin që ne jemi në krahun e së drejtës dhe na forcon të vazhdojmë në rrugën tonë. Në rrugën e një universiteti të ri, vatër dijeje dhe përgatitjeje profesionale, autonom dhe të organizuar demokratikisht. Studentët e bashkuar kanë për të fituar”, thuhet në një deklaratë të  Lëvizjes për Universitetin.

Ditën e sotme nuk pati asnjë raportim të ngjarjes nga ana e policisë.

Shikoni videon ketu

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME