Categories Bota, Lajme

VIDEO/ Po bënte foto krah bashkëshortit, dallga merr me vete gruan para syve të fëmijëve

Një 32-vjeçare u mor me vete nga një dallgë gjigande përpara syve të fëmijëve të saj, teksa bënte foto krah bashkëshortit në Mumbai të Indisë. Viktima, e identifikuar si Jyoti Sonar, ndodhej në Bandra Bandstand bashkë me të shoqin dhe 3 fëmijët e tyre, kur ndodhi ngjarja tragjike më 9 Qershor.

Sonar ishte ulur në një shkëmb krah të shoqit dhe po pozonin për foto, ndërkohë që fëmijët e tyre i shihnin në distancë.

E gjithë ngjarja u filmua në kamera dhe videoja në fjalë po shpërndahet gjerësisht në mediat sociale përgjatë ditëve të fundit. 32-vjeçarja shihet që ka kapur për krahu bashkëshortin dhe të dy janë të qeshur, ndërsa pas tyre dallgët përplasen në shkëmbinjtë ku po qëndrojnë. Në një moment një dallgë masive i mbulon, duke i marrë jetën gruas. Fëmijët dëgjohen teksa të dëshpëruar thërrasin për mamanë e tyre.

Bashkëshorti, Mukesh Sonar, raportohet se u përpoq që ta shpëtonte 32-vjeçaren, por pa sukses. Vetë ai u shpëtua nga njerëzit që ndodheshin aty pranë.

“Humba ekuilibrin dhe të dy rrëshqitëm. Një burrë po më mbante ndërkohë që kapa gruan, por nuk munda të shpëtoj”, tha Sonar për policinë lokale, shkruan The Independent.

Trupi i saj i pajetë u gjet një ditë më pas nga roja bregdetare e Mumbait pas një operacioni kërkimi që zgjati rreth 20 orë.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME