Categories Lajme

VIDEO/ Pse u kthye në qeli Genc Tafili? Gjykata e Apelit zbardh vendimin

Gjykata e Apelit Tiranë në vendimin e rikthimit në burg të Genci Tafilit argumenton se në gjykimin e kërkesave të të dënuarve duhet të respektohet ligji i kohës dhe jo ai ekzistues në kohën e dënimit, duke konsideruar vendimin e ish gjyqtares Enkeleida Hoxha si të gabuar pasi ka aplikuar një ligj të vjetër për lirmin e Tafilit.

Gjykata e Krujës duhet të kishte rrëzuar kërkesën për lirim të Genci Tafilit pa shkuar në fazën e dytë të administrimit të raporteve të sjelljes së dënuarit.  Gjykata e Apelit Tiranë në vendimin e zbardhur që kthen në qeli Tafilin, jep përgjigje për fuqin prapavepruese të neni 64 të Kodit Penal që është bërë “porta” nga e cila shumë të d ënuar për v epra p enale të rënda, por edhe me b urgim të përjetshëm kanë marrë lirinë.

Sipas Apelit, fuqia prapavepruese e një ligji nuk ka efekt tej momentit kohor kur vendimi ka marrë formë të prerë. Pra në çdo rast, kërkesat e të dënuarve duhet të gjykohen me ligjin në fuqi.  Por Gjykata e Krujës ka argumentuar se kërkesa e Tafilit duhet të vlerësohej në bazë të ligjit ekzistues në kohën e dënimit të tij.  Në vitin 2000 neni 64 nuk kishte kufizimet që i janë vendosur më tej këtij neni që është ashpërsuar.

Në ndryshimet e fundit, mars 2017, parashikohet që “Nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje si dhe për të dënuarit për kryerjen e veprave p enale të parashikuara në nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c”, nene që parashikojnë vrasjen me dashje dhe atë të kryer në rrethana të tjera cilësuese e familjare.

Gjykata e Krujës ka zbatuar ligjin e kohës për rastin Tafili në shkelje sipas Gjykatës së Apelit, ndërsa të njëjtin argument, gjyqtarja Hoxha ka përdorur edhe për lirimin e Endrit Dokles në vitin 2020.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME