Categories Sport

VIDEO/ PSG “asfalton” Realin, Atletico befason Juventusin në frymën e fundit

Është mbyllur mbrëmjen e sotme xhiro e parë e takimeve të grupeve të UEFA Champions League. Plot 16 takime, ku nuk munguan rezultatet befasuese. Pak minuta më parë u mbyllën takimet e grupit A, B, C dhe D, të cilat prodhuan këto rezultate.

Paris Saint Germain nuk zhgënjeu përpara tifozëve të saj, teksa mposhti pastër 2-0, favoritin kryesor, Realin e Madridit. 13 herë kampionët e Europës po vuajnë shumë në këtë start të sezonit dhe kjo u vu re dhe në “Parc des Princes”. Heroi i takimit ishte pikërish një “ish”, me Angel di Maria që shënoi të dy golat e fitores.

Nga ana tjetër, spanjollët u munduan të reagojnë, por rrjeta e Gareth Bale u konsiderua si e parregullt, me kryesorin që u konsultua edhe me sistemin VAR. Pas kësaj fitoreje, grupi A kryesohet pikërisht nga PSG me 3 pikë, ndjekur nga Club Brugge dhe Galatasaray me 1 dhe Reali në kuotën e zero pikëve.

Bayern Munich mori frenat e grupit B. Gjermanët kaluan pastër 2-0 Crvena Zvezdën, duke u ngjitur në krye të grupit me 3 pikë. Coman e Leëandoëski realizuan golat e fitores, për të lënë pas krahëve, skuadra si Tottenham Hotspur dhe Olympiacos, që barazuan mes veti 2-2 dhe ndodhen në kuotën e një pike.

Grupi C ishte ai që prodhoi më shumë gola. Dinamo Zagreb merr komandën pas fitores 4-0 ndaj Atalantës, teksa Manchester City i dha leksione futbolli ukrainasve të Shakhtar Donetsk. Të besuarit e Pep Guardiolës triumfuan me shifrat 3-0, falë golave të Mahrez, Gundogan dhe Gabriel Jesus. Pas javës së parë, Dinamo e City ndodhen në kuotë të njëjtë pikësh,  tre.

Rezultat i barabartë në kryesfidën e javës së parë. Atletico Madrid barazoi në limitet e kohës së rregullt 2-2 ndaj Juventusit, duke prodhuar edhe emocionet e para të turneut. Golat e Cuadrado dhe Matuidi u duken se ia bënë të lehtë bardhezinjve, por djemtë e drejtuar nga Simeone nuk u dorëzuan.

Savic fillimisht dhe Herrera ia dolën për t’i shkëputur një pikë kampionëve të Seria A. Në takimin tjetër të këtij grupi, Lokomotiva e Moskës mposhti 2-1 Bayer Leverkusen. Krychowiak kaloi në avantazh rusët, teksa Barinov bëri të pavlefshëm autogolin e Howedes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME