Odise Roshi është rikthyer të jetë protagonist në Rusi. Pas paraqitjet fantastike me kombëtaren shqiptare, ku shënoi edhe një gol në fitoren 4-2 në “Elbasan Arena” ndaj Islandës, fieraku ka qënë “hero” për klubin e Akhmat Grozny.
28 vjeçari i cili rinovoi për 3 sezone në fillim të këtij sezoni shënoi gol në transfertën kundër Rostov. Roshi shndërroi në gol një penallti, por Bayramyan vendosi ekuilibrat me rikthimin në fushë. Ky ishte goli i dytë për Roshin në këtë sezon, pas atij të realizuar në shtëpi kundër Orenburg.