Categories Lajme

VIDEO rrë.qethëse/ Dëshirat e familjeve të varfra shqiptare… për Vitin e Ri do hanë vetëm…

“Do të doja një shtëpi për të gjithë dhe dhomën time e të vëllait, kaq.” Por babagjyshi i Vitit të Ri nuk do ta vizitojë Kliti Nergjonin mbrëmjen e ndërrimit të viteve. E as familja nuk mundet tia plotësojë dëshirën. Ndërrimi i viteve nuk sjell festën e shumëpritur në këtë shtëpi në fshatin Bujqës të Elbasanit. Do ta kalojnë mes të ftohtit dhe me një tryezë të varfër. Aty dy prindërit me katër fëmijë kanë sfidë mbijetesën. Festë konsiderohet nësë tryeza ka bukën e përditshme. “Kur nuk ke, shpirtin nuk e shkul dot t’ja japësh fëmijës. Gjynah më vjen se shohin të tjerët, por…Në dyqan nuk shkoj dot se kam marrë dhe nuk ja kam shlyer dot”.

Përveç ndërrimit të viteve, kjo natë do të jetë thuajse e zakonshme edhe për familjen e Bashkim Kovaçit. “Nuk kam, se kam blerë dot.” Buka në tryezë aty varet nga puna që kërkon çdo ditë në një trotuar të Elbasanit. “Po punuam këtu do të hamë, po nuk punuam do të rrimë. Ku të shkoj, të vjedh dhe të hyj në burg?!” Këto ishin vetëm dy raste ekstreme. Por në të gjithë vendin, të shumtë janë qytetarët që thonë se ndërrimin e viteve do ta presin me tryeza më të vakëta. Arsye kryesore japin rritjen e varfërisë. “60 mijë lekë si pensionist i mora ilaçe. Gjel për Vitin e Ri nuk kam blerë. Ujë nuk ka 24 orë, të gjithë shqiptarët po ikin nga Shqipëria.” “Pensionit, shumë vështirësi.” “Sivjet më dobët.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME