Categories Lajme

(Video) Rrëfehet Gent Cakaj: Si u larguam bashkë me nënën e motrat drejt Maqedonisë së Veriut

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj është kthyer pas në kohë, ndërsa ka ndarë për herë të parë rrëfimet e tij për luftën e Kosovës. Në një intervistë për emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Cakaj, pohoi se ishte vetëm 8 vjeç kur trupat e NATO-s hyn në Kosovë, ndërsa iu desh që të largohej nga aty drejt Maqedonisë me nënën dhe motrat e tij dhe babai qëndroi në Prishtinë.

“Kënaqësi që po flas me ju, aq më tepër kur flas nga Lugina e Preshevës. Ndonëse kam qenë tepër i ri në moshë në kohën e fillimit të luftës, vetëm 8 vjeç, përjetimet i kam të forta. Mbaj mend disa flakë të madhe në trajtën e kërpudhës, përjetova një ndjenjë të çuditshme frike dhe gëzimin për ndërhyrjen e NATO. Mbaj mend përbuzjen në kufi me Maqedoni. Gjatë luftës, unë me nenën dhe motrat shkuam në një fshat ne Maqedoninë e Veriut, ndërsa babai kishte mbetur në Kosove. Dhe ankthi më i madh ishte për babain dhe situatën në Kosovë. Vjen të kujtoj dhe rikthimin në Kosovë, ballafaqimin me ushtarët amerikanë. Ata nuk na dhanë vetëm ndjesinë e çlirimit, por dhe të kujdesit. Sot jam pjesë e një gjeneratë që ka qenë i ri në fillimin e luftës. Unë kam lindur pak pas mbylljes së radion televizionit të Kosovës. Si gjeneratë, diçka duhet të jetë e qartë. Kjo duhet të na japë ne shembull se duhet të kemi idealizëm dhe përgjegjësi më të madhe, për t’i afruar vendet tona drejt njëra-tjetrës.”, tha Cakaj. (BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME