Categories Lajme

Video/ Shfaqet publikisht Fatmir Xhafaj: Ka njerëz që janë të lumtur në pushtet

Ish-ministri Fatmir Xhafaj ka dalë sot për herë të parë në publik pas largimit të tij nga ministria e brendshme në një aktivitet të Bashkisë së Tiranës, ku nuk i kurseu lavdet për Erion Veliaj, duke kërkuar një mandat të dytë për kryebashkiakun.

Xhafaj tha se ka njerëz që vijnë në pushtet dhe janë të lumtur me karriget e tyre dhe ka të tjerë se e shohin politikën si mision, siç është rasti i Erion Veliajt. Xhafaj nuk i ka fshehur as emocionet në këtë dalje të tij, teksa hera-herës shihej duke fërkuar duart.

“Ka njerëz që ulen në një karrige dhe janë të kënaqur se kanë kapur një karrige; ka njerëz që marrin pushtet dhe janë të lumtur që janë të pushtetshëm; ka njerëz që vijnë për të shërbyer, që kanë një mision që duan të lenë një gjurmë përmes mundësisë që u jep pushteti dhe ky është Erion Veliaj!

Katër vjet më parë na është dashur të flisnim se kush është Erion Veliaj, kurse sot nuk na duhet fare të flasim sepse ai dhe ekipi i tij duhet të tregojnë çfarë punësh kanë bërë dhe janë duke bërë. Puna dhe rezultatet janë treguesi më i mirë, CV-ja më e mirë për cilindo.

Erion Veliaj hyri për një mision dhe me punë, me rezultate, me atë çfarë ka bërë, është duke kërkuar një mandat të dytë, jo për të vazhduar të qendrojë në atë karrige, por për të shërbyer dhe për ta çuar përpara këtë mision. Gjëja më e mirë e tij është puna”, deklaroi Xhafaj.

Kujtojmë se pas dhënies së dorëheqjes ditën e shtunë nga Fatmir Xhafaj ka pasur shumë pikëpyetje për këtë vendim të marrë, pasi ish-ministri nuk kishte dhënë më herët asnjë sinjal largimi. Madje madje pak ditë më parë ai bëri një paralajmërim të fortë, teksa thoshte se koha e të fortëve kishte marrë fund.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME