Categories Lajme

Lëmshi me pronat, 15 familje nga Berati hedhin në gjyq shtetin

15 familje në fshatin Samaticë kanë hedhur në gjyq shtetin për mbivendosje mbi pronat e tyre. Prej 2-muajsh ata dergjen në dyert e Gjykatës së Beratit në pritje të vendimit për fatin e pronës së tyre.  Banorët e Njësisë Adminiatrative Kutalli në bashkinë e Urës-Vajgurore janë mbledhur sot në  mjediset e Gjykatës së Beratit, për të kërkuar drejtësi në lidhje me çështjen e pronave të tyre, çështje që ka më shumë se 8-muaj që është për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë në Berat.

Tetë muaj më parë,ndërsa prisnin që të regjistronin pronat e tyre, të përfituara me Ligjin 7501, ata mësuan se kishin të bënin me mbivendosje prone,se prona që ata kishin përfituar në bazë të Ligjit dhe që e kishin në shfrytëzim u përkiste edhe disa banorëve të qytetit të Vlorës. Në këto kushte,15 familjeve të Kutallisë nuk u mbetej gjë tjetër veçse të nisnin procesin gjyqësor për këtë shkelje. Me të gjithë dokumentat në duar, ato të përfitimit të tokës,me Ligjin 7501, banorët kanë paditur në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat pronarët pretendentë për këtë tokë dhe Zyrën e ZRPP-së në Berat, për atë që ata e konsiderojnë si shkelje dhe padrejtësi që u është bërë.

Banorët kanë sipërfaqe të ndryshe toke për të cilën janë në proçes gjyqësor dhe shprehen se,toka është jeta e tyre dhe se do të vazhdojnë ta ndjekin çështjen në të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar.

Burime brenda Gjykatës sē Shkallës së Parë në Berat, bëjnë me dije se, çështja që ka të bëjë me pronat e këtyre 15 familjeve është në gjykim prej disa muajsh, gjykata ka përfunduar me pyetjen e palëve dhe verifikimin e dokumentacioneve dhe pritet marrja e vendimit./faxweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME