Dy tërmete të forta “tundën” Shqipërinë rreth orës 16:00. Goditjet e fuqishme janë ndjerë në Durrës e Tiranë, ku nuk kanë munguar dëmet në materiale. Në disa biznese, ka patur krisje muresh dhe shkatërrim të produkteve që shisnin. Fatmirësisht nuk janë raportuar persona të lënduar. IGJEUM thotë se ky është tërmeti më i fortë i regjistruar në 20-30 vitet e fundit. Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Gjirokastër, Pogradec, Fier, Dibër e Shkodër.
Ministria thotë se të gjitha strukturat e rendit janë në gadishmëri të plotë dhe do të marrin çdo masë për të qenë pranë dhe në shërbim të qytetarëve. MB dhe Policia e Shtetit fton këdo që ka nevojë për ndihmë, të telefonojë në nr falas 112.