Categories Lajme, Teknologji

Të sigurtë apo jo? Ja çfarë bën Facebook pas tërmetit në Shqipëri

Pas tërmetit në Shqipëri, Facebook krijoi një grup ku i kërkonte përdoruesve të tregonin nëse janë të sigurtë. Butonat që ofrohen janë “I’m safe” (Jam i sigurtë) dhe “Doesn’t Apply to Me” (Mos e apliko tek unë).

Shumë përdorues nuk kanë hezituar që të thonë se janë në gjendje të mirë shëndetësore, por ka edhe të tjerë që nuk i kanë dhënë rëndësi.

Tërmeti më i fortë në 30 vite Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë  i shkallës rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë është regjistruar sot (21 shtator) 30 km në veri të Durrësit, afër Kepit të Rodonit. Dy lekundje te forta u degjuan brenda disa minutash. IGJEUM thotë se ky është tërmeti më i fortë i regjistruar në 20-30 vitet e fundit. Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Gjirokastër, Pogradec, Fier, Dibër e Shkodër.

Situata ka krijuar panik te banorët. Mijëra qytetarë mbushën rrugën në të katër anët e vendit. Tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta në banesa.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se në total në Tiranë dhe Durrës kanë marrë ndihmë mjekësore 58 qytetarë. 52 qytetarë kanë marrë mjekim te Spitali i Traumës me lëndime nga tërmeti, mes tyre është një fëmijë 9 vjeç. Aktualisht në spital janë 21 pacientë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME