Categories Lajme

VIDEO / Shmanget masakra në një disko, roja hero ndalon “djallin” e armatosur

Truproja e një lokali nate në Tampa të Floridas është kthyer në heroin e ditës, pasi ndaloi një person me armë në dorë dhe të maskuar të hynte në ambientet e brendshme, ku mund të shkaktonte një masakër të vërtetë.

Kamerat e sigurisë kanë kapur të gjithë momentin, kur personi i maskuar si “djall” hap derën për të hyrë në lokal dhe roja që e sheh ia heq menjëherë nga dora.

Mes burrave pati një përleshje trup më trup dhe persona të tjerë nga brenda lokalit e ndihmuan truprojën që ta neutralizonte plotësisht agresorin.

Policia e Tampa përgëzoi truprojën, i cili sipas tyre shmangu një tragjedi të vërtetë. Ndërkohë që agresori është vënë në pranga dhe gjatë kontrollit në mjetin e tij u gjetën dhe armë të tjera e municione.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME