Categories Lajme

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm e më pas flakë, momenti kur makina në Maliq del nga karburanti e përfshihet nga zjarri. Çfarë filmuan kamerat e sigurisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maliq. Policia ka bërë me dije se një makinë është djegur në ecje pasi u mbush me karburant. Sipas njoftimit zyrtar, shoferi dhe pasagjeri në makinë kanë pësuar d jegie, por nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

“Maliq/Informacion paraprak. Më datë 01.09.2021, rreth orës 07:20, në fshatin Vloçisht, Maliq, ka rënë zjarr në një automjet në ecje, i cili sapo ishte furnizuar me lëndë djegëse (gas) në një karburant në afërsi të këtij fshati.

Për pasojë kanë pësuar djegie, drejtuesi dhe pasagjeri të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës. Shërbimet e zjarrfikëses, kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Pamjet e rënda që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes në Maliq, ku një makinë sapo e furnizuar me gaz, shpërtheu në flakë. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:20, në fshatin Vloçisht, në aksin nacional Korçë Pogradec, në afërsi të Maliqit.

Gazetarja Lorena Kodra ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet e sigurisë së karburantit, ku është regjistruar e gjithë ngjarja, që përfundoi në lëndimin e dy personave që ndodheshin në mjetin me targa “AA731CL”. Siç shihet edhe në pamje, pas një shpërthimi të fuqishëm, makina ka shpërthyer në flakë, që del fuqishëm edhe nga bagazhi, ndërkohë shihet se shoferi dhe pasagjeri dalin me shpejtësi nga mjeti, duke hapur dyert. Duke qenë se makina ishte e përfshirë nga flakët dhe se ka qenë e ndezur, ka ecur përgjatë rrugës, duke përfunduar në kanal.

Fatmirësisht në kohën kur mjeti humb kontrollin dhe ecën përmes rrugës, nuk ka pasur makina të tjera që t’i vinin përballë. Ngjarja ka shkaktuar edhe panik në pikën e furnizimit me karburant, ndërkohë që dy persona që ndodhen në një mjet të parkuar aty, tentojnë të largohen me shpejtësi. Fill pas ngjarjes, dy të plagosurit, që kanë marrë djegie në trup, janë transportuar në spital, ku kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe më pas kanë ikur në banesat e tyre. Deri më tani nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja në fjalë, se si shpërtheu bombola e gazit që ndodhej në bagazhin e mjetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME