Categories Lajme

VIDEO\ Shpëtohen dy turistë francezë në Shkodër, pas 8 orësh operacion

Dy turistë francezë janë shpëtuar pas 8 orësh operacion policor në Alpe pasi mbetën të bllokuar në një zonë të vështirë malore.

Turistët kishin ngecur në një terren të thepisur, pranë përroit të Cutit në Shkodër dhe u lokalizuan rreth mesnatës nga banorët e zonës dhe policia.

Ata u shoqëruan deri në një zonë të aksesueshme nga automjeti i Policisë dhe më pas janë transportuar me këtë automjet, në spitalin e Shkodrës.

Një nga turistët shfaqi komplikime shëndetësore dhe u dërgua në spitalin e Shkodrës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Policia Alpine e FNSH Shkodër, 8 orë operacion gjatë natës, për kërkimin, lokalizimin dhe shpëtimin e 2 turistëve francezë.

2 turistët mbetën të bllokuar në një zonë tejet të vështirë malore, dhe njëri prej tyre pati komplikime shëndetësore.

Rreth orës 19:00, salla operative e Policisë së Shkodrës ka marrë njoftim se 2 turistë francezë kishin mbetur të bllokuar në një terren shumë të thepisur, pranë përroit të Cutit dhe se njëri prej tyre kishte shfaqur komplikime shëndetësore (temperaturë të lartë). Menjëherë pas këtij njoftimi, drejt zonës së sinjalizuar, janë nisur efektivët e Policisë Alpine të FNSH Shkodër, të ciliët janë të trajnuar dhe të pajisur, për t’iu shkuar në ndihmë qytetarëve dhe turistëve të cilët gjatë eksplorimeve, mbesin të bllokuar në terrene të vështira malore.

Si rezultat i veprimeve të specializuara të skuadrës së Policisë Alpine, si dhe asistencës së banorëve të zonës, 2 turistët janë lokalizuar rreth mesnatës, janë shoqëruar deri në një zonë të aksesueshme nga automjeti i Policisë dhe më pas janë transportuar me këtë automjet, në spitalin e Shkodrës.

Shtetasi që shfaqi komplikime shëndetësore vijon të marrë asistencë mjekësore në spitalin e Shkodrës, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Turistët falënderuan punonjësit e Policisë Alpine, për gatishmërinë e treguar, si dhe për ndihmën e ofruar.

Skuadra e Policisë Alpine fton çdo qytetar/turist që gjendet në një nevojë që lidhet me detyrat funksionale të kësaj njësie, të kërkojë ndihmë, dhe ndërhyrja e specializuar do të jetë e menjëhershme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME