Categories Lajme

VIDEO/ Si do të realizohej vjedhja e 20 milionë eurove tek Unaza, nga xhepat e qytetarëve në Delaware!

Mëngjesin e sotëm, ka patur një aksion brutal nga ana e IKMT-së dhe Policisë së Shtetit, për të shembur banesat tek Unaza e Re. Banorët kanë nisur protestat në mbrojtje të këtyre banesave një vit më parë.

Por, historia e “Unazës”, nuk është thjesht një përleshje e banorëve me policinë, por një histori grabitje dhe një aferë me përmasa gjigande.

Në datën 6 Dhjetor 2018, emisioni “Të Paekspozuarit” denoncoi këtë aferë, ku kompania fantazmë, “DH Albania”, duke përdorur dokumeta të falsifikuara, kishte arritur të fitonte tenderin për lotin e parë të rindërtimit të këtij aksi, plotë 20 milionë euro. Më pas u zbulua se kjo kompani kishte fituar edhe një tjetër tender nga OST, me vlerë 10 milionë euro, pra në total 30 milionë euro, po u grabiteshin qytetarëve për të përfunduar në Delaware të SHBA-së.

Falsifikimin e firmës së Sekreteratit të Shtetit të Delaware dhe dokumentave të tjera që kompania kishte paraqitur në Shqipëri, e konfirmuan vetë autoritetet amerikane për TPZ.

Prokuroria shqiptare ende vijon hetimet për këtë aferë, por nuk ka asnjë përgjegjës, ndërkohë, pavarësisht se i gjithë projekti është nën hetim, autoritetet paraqiten dhunshëm për të prishur banesat e qytetarëve. Prokuroria asnjëherë nuk i ndaloi punimet, pavarësisht se zyrtarisht po heton falsifikimin dhe procedurat e tenderit për të tre lotet e projektit.

Ndiqni edhe njëherë videon për të kuptuar aferën gjigande tek Unaza e Re, ku do të vidheshin miliona euro nga paratë e taksapaguesit. /TPZ.al/

VIDEO:

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME