Categories Lajme

Pas vjedhjes spektakolare, ja si bankat i transportojnë nga Rinasi paratë

Bagazhet e pasagjerëve në fluturimin e së hënës në mesditë të Austrian Airlines janë shoqëruar nga thasët me valutë të huaj të bankave shqiptare, që transportohen drejt Vjenës në “normalitetin e ri” të krijuar nga forcat e shtuara policore në ambientet e aeroportit.

Pas vjedhjes spektakolare të më shumë se 10 milionë euro, nga 4 banka tregtare brenda Aeroportit të Rinasit, Policia e Shtetit filloi shoqërimin e blindave me valutë, ndërkohë që aeroporti patrullohet edhe nga forcat e ushtrisë. Fotot e siguruara nga “Monitor” të hënën e datës 11 nëntor, tregojnë se në avionin e “Austrian” janë ngarkuar thasët me para të disa bankave të shoqëruara nga forcat e sigurisë fizike të kompanive të ndryshme.

Duhet të jenë disa banka që kanë kryer këtë javë transferimin e parave jashtë vendit, si një procedurë normale, ndërkohë që për vjedhjen e muajit prill, disa banka janë dëmshpërblyer nga siguruesit dhe risiguruesit dhe banka të tjera vazhdojnë procedurat në gjykatë mes kompanive të sigurimit dhe bankave të siguruara.

Bankat transportojnë jashtë Shqipërisë një pjesë të parave të lira nga depozituesit (euro, dollarë, paund etj.), të cilat i vendosin në institucionet financiare jashtë vendit, si formë alternative e investimit dhe për këmbime cash valutore.

Ky transferim kryhet fizikisht dhe kjo është një marrëdhënie që bankat e zgjidhin me shoqëritë private të sigurisë fizike.

Ngjarja e ndodhur në Rinas, e dyta kur grabiten paratë brenda në aeroport, ka rritur ndjeshëm primet e sigurimit të bankave të nivelit të dytë, ndërkohë edhe kompanitë e risigurimit që veprojnë në Londër, Hanovër, Gjenevë etj., kanë rritur kostot për kompanitë shqiptare të sigurimit të transportit të parave në udhëtim./ Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME