Categories Lifestyle

5 ushqimet e duhura për pastrimin e organizmit dhe shëndet të mirë

Një trup në formë, ushqyerja e shëndetshme dhe shëndeti i mirë janë ndër prioritetet që secili duhet të ketë parasysh kur vjen puna tek mirëqenia e organizmit.

Prioritete që shpesh herë dhe pa dashur i lëmë edhe pas dore. Hapi i parë drejt përmbushjes së këtyre objektivave është pastrimi i organizmit në brendësi të tij, një proces që njihet si detoksifikim. Trupi vetë mund të vëjë mekanizmat e tij në punë për t’u vetëpastruar, megjithatë ndonjëherë ka nevojë për ndihmë.Këtu hyjnë në lojë ushqimet, ato të shëndetshme që janë të pasura me vitamina dhe minerale. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për ushqimet që ju vijnë në ndihmë për pastrimin efikas të organizmit.

Barishtet E egra Barishtet e ndryshme, kryesisht ato me shije të hidhur janë efikase kundër gurëve të tëmthit, problemeve me mëlçinë dhe veshkat. Për shembull, lulerradhiqja është e fuqishme kundër plakjes së parakohshme. Ajo përmirëson tretjen dhe zgjidh problemet me konstipacionin. Barishtet e egra përmbajnë taraksinë, një substancë që forcon imunitetin, rregullon ekuilibrat hormonalë dhe përshpejton rënien në peshë. Këto barishte janë të pasura me fibër, magnez dhe ujë të cilat janë të domosdoshme për detoksifikimin.

Panxhari Panxhari i jep trupit energji. Ai pastron gjakun dhe sidomos mëlçinë. Panxhari është shumë efikas kundër gripit dhe të ftohurës, ndaj rekomandohet gjërësisht në stinën e ftohtë. Por panxhari nuk është i vetmi që ju duhet për pastrimin e organizmit. Bashkë me karrotat dhe kungujt, ato ofrojnë shumë kalium, fibër, mangan dhe folat. Këto substanca shmangin lodhjen, eliminojnë toksinat dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

Frutat e pyllit Frutat e pyllit veçanërisht ato Acai dhe Goji janë shumë të pasura me antioksidantë. Konsumi i tyre rekomandohet krahas boronicave dhe manaferrave për të ushqyer organizmin në nivel qelizor. Frutat e lartpërmendura stimulojnë rënien në peshë, përmirësojnë tretjen dhe i japin trupit gjallëri.

Kopra Kopra ka efekt qetësues për sistemin tretës. Ajo është e pasur me vitaminë C, fibër dhe antioksidantë. Kopra zgjidh problemet me fryrjen e stomakut, kontraktimet e tij dhe përmirëson imunitetin.

Lëngu i kockave Lëngu i kockave i pasuruar me barishte, erëza e perime lufton inflamacionin. Ai e furnizon organizmin me vitamina, minerale, elektrolite dhe kolagjen./AgroWeb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME