Categories Sport

Video/ Strakosha dhe Djimsiti marrin kreun, ngec Roma e Bologna

Seria A ka zhvilluar pjesën më të madhe të ndeshjeve të javës së parë, ku mbetet për tu luajtur vetëm ai mes Interit dhe Lecce. Në mbrëmjen e sotme u zhvilluan 6 takimet e radhës, ku shqiptarët ishin ata që “pushtuan” skenën.

Thomas Strakosha ishte titullarë në fitoren 3-0 që Lazio mori në transfertën e Sampdorias. Immobile me dopietën e tij dhe Correa i dhanë 3 pikët e para të kaltërve që marrin momentalisht kreun e kampionatit.

Dueli i shqiptarëve, zhvilluar në “Paolo Mazza” mes SPAL dhe Atalantës pa si fitues Berat Djimsitin. Bergamaskët përmbysën gjithçka në pjesën e dytë, me Muriel që shënoi për shifrat finale, 3-2. Di Francesco dhe Petagna shënuan brenda 27 minutave të para, duke krijuar idenë e një fitore të vendasve.

Gjithsesi, goli i Gossens në të 34 minutë hapi udhën drejt triumfit për bluzinjtë. Fitore mori edhe skuadra e Emanuele Ndoj, Brescia. Shqiptari e pa takimin nga infermieria, pasi vuan nga një dëmtim. Të sapo ngjiturit në Seria Aa fituan minimalisht në transfertën e Sardenjës, 0-1 ndaj Cagliari.

Një tjetër shqiptar që luajti titullar në mbrëmjen e sotme ishte edhe Marash Kumbulla. Së bashku me Rrahmanin, ish-mbrojtësin e Partizanit dhe kombëtares së Kosovës, Kumbulla ndali hovin e Bolognas, duke barazuar me shifrat 1-1. Spektakolar ka rezultuar takimi i “Olimpicos” mes Romës dhe Genoas.

Kryeqytetasve nuk iu mjaftuan 3 gola për të marrë pikë të plota, pasi u kapën në të tre rastet që kaluan në avantazh nga gjenovezët. Tre pikë mori edhe Torino, që mposhti 2-1 Sassuolën. Heroi i takimit ishte Zaza me dopietë. Kryesimin aktual e mban Lazio me 3 pikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME