Reali i Madridit është rikthyer te fitorja në La Liga. Klubi “Los Blancos” ka mposhtur mes vështirësive, 3-2 Levanten në “Santiago Bernabeu”, duke koleksionuar fitoren e dytë në kampionat. Dopieta e Karim Benzema dhe rrjeta e Casemiro që në 45 minutëshin e parë u duk se i dha “krahë” skuadrës së Zinedine Zidane.
Por, me rikthimin në fushë, një ish-bomber i Realit, Borja Mayoral ngushtoi shifrat, teksa goli i Melero “dridhi” vendasit. Gjithsesi, trepikëshi shkoi në favor të Realit, që pas katër javëve të para qëndron në vendin e dytë me 8 pikë. Ndërkohë, Levante mban vendin e 5-të me 6 pikë.