Categories Lajme

VIDEO/ Trafikonin mjete luksoze nga Italia në Shqipëri, 2 në kërkim në Tiranë! Sekuestrohen 2 mjete me vlerë 110 mijë euro

Policia ka shpallur në kërkim dy persona pasi akuzohet se trafikonin nga Italia në Shqipëri automjete luksoze të vjedhura.

Blutë shpallën në kërkim: -G. G, 34 vjeç, i dyshuar për trafikimin e automjetit tip “Lynk&Co”, si dhe për falsifikimin e dokumentacionit me qëllim shitjen dhe targimin e tij në Shqipëri;

-S. S., 40 vjeç, i dyshuar për trafikimin e automjetit tip “Benz GLC”, si dhe për falsifikimin e dokumentacionit dhe ndryshimin e numrit të shasisë së këtij automjeti.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, “Benz GLC” dhe “Lynk&Co” prodhime të viteve të fundit, me vlerë rreth 110 000 euro.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Stolen Line”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të automjeteve.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas që trafikonin nga Italia në Shqipëri, automjete luksoze të vjedhura.

Sekuestrohen 2 automjete,(“Benz GLC” dhe “Lynk&Co), me vlerë rreth 110 000 euro.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruar për 2 automjete të cilët ishin trafikuar nga Italia dhe qarkullonin në Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Stolen Line”.

Në kuadër të operacionit u shpallën në kërkim të shtetasve:
-G. G, 34 vjeç, i dyshuar për trafikimin e automjetit tip “Lynk&Co”, si dhe për falsifikimin e dokumentacionit me qëllim shitjen dhe targimin e tij në Shqipëri;
-S. S., 40 vjeç, i dyshuar për trafikimin e automjetit tip “Benz GLC”, si dhe për falsifikimin e dokumentacionit dhe ndryshimin e numrit të shasisë së këtij automjeti.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete, “Benz GLC” dhe “Lynk&Co”prodhime të viteve të fundit, me vlerë rreth 110 000 euro.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për të zbardhur raste të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME