Categories Lajme

VIDEO\ U kapën duke derdhur ujërat e zeza me autobot në Borsh, prangosen dy persona

Dy persona në Himarë kanë rënë në pranga pasi tentuan të ndotnin ujërat e lumit të Borshit duke derdhur ujëra të zeza gjatë natës me një autobot.

Në flagrancë është arrestuar drejtuesi i autobotit dhe është proceduar penalisht ndihmësi i tij. Po ashtu është shpallur në kërkim pronari i subjektit për llogari të të cilit kryhej kjo veprimtari.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Himarë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pollution”, për goditjen e një rasti të krimeve kundër mjedisit.

Tentuan të ndotnin ujërat e lumit të Borshit, duke derdhur ujëra të zeza, gjatë natës, me autobot, arrestohet në flagrancë drejtuesi i autobotit dhe procedohet penalisht ndihmësi i tij.

Shpallet në kërkim pronari i subjektit ekonomik për llogari të të cilit kryhej kjo veprimtari kriminale.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në rrugë operative, se gjatë natës, do të derdhej një autobot me ujëra të zeza, në ujërat e lumit të Borshit, këto shërbime kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur parandalimin e këtij krimi kundër mjedisit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Pollution”, u kap në flagrancë teksa tentonte të derdhte ujëra të zeza, në lumë, me autobotin që drejtonte, dhe u arrestua shtetasi G. Q., 40 vjeç, banues në Sarandë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për ndihmësin e 40-vjeçarit, shtetasin S. K., 44 vjeç, banues në Sarandë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas e kryenin këtë veprimtari kriminale për llogari të një subjekti privat në pronësi të shtetasit S. Ç. Ky shtetas u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve procedurale u sekuestrua mjeti autobot.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME