Categories Lajme

VIDEO/ U mbyllin dyert për të mos dalë në protestë, gjimnazistët kapërcejnë hekura

Protesta e studentëve ka bërë që edhe gjimnazistët të ngrihen në protesta.

Pikërisht kjo gjë, ka bërë që drejtuesit e këtyre institucioneve me urdhër nga lart, të vendosin mbylljen e portave të hekurta dhe të mos i lejojnë nxënësit të dalin.

Kështu kanë bërë edhe sot në Berat.

Maturantët e Beratit donin të organizonin një protestë paqësore në mbështetje të studentëve, por sapo lajmi u mor vesh nga Drejtoria Arsimore është vendosur të bllokohet  shkolla.

Nuk është bërë as pushimi i gjatë si zakonisht dhe nuk janë lejuar nxënësit të dilnin nga oborri i shkollës pasi nuk donin që ata të bashkoheshin për protestë, duke i lënë edhe pa drekë.

Por nuk ka hekura që i mban mbyllur nxënësit. Ata kanë kapërcyer hekurat rrethues dhe janë bashkuar në protesta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME