Categories Lajme

Divjakë: “Lër të dashurin ose të ….”

Babai përfundon në burg, pasi vajza 18 vjeçe e denoncoi atë për dhunë dhe kërcënim, sepse i ati i vuri ultimatum që të ndahej nga i dashuri i saj.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në Divjakë, kur vajza maturante në gjimnazin e këtij qyteti, V.Gj., ka treguar në familje se prej disa kohësh ishte në një lidhje me një djalë. Pasi ka marrë të dhënat se cili ishte djali, babai i saj, 56-vjeçari me i inicialet N.Gj., i ka kërkuar së bijës të hiqte dorë menjëherë nga kjo lidhje dhe të vijonte pretendimet për shkollën e lartë. Por debati mes babë e bijë ka precipituar më tej me dhunë ndaj 18-vjeçares.

Sipas Policisë, babë e bijë kanë qenë në banesë kur ka nisur debati me fjalë mes tyre për një histori dashurie të vajzës, e cila nuk po gjente miratimin e babait të saj. Ai nuk ishte dakord me këtë lidhje, pasi përveçse djali ishte nga fshati, ishte edhe pa arsimim. Ndërsa e bija, përveçse ishte maturante në gjimnaz, do të vijonte studimet e larta.

“Nuk mund të lidhesh me një djalë që nuk ka shkollë. Ti duhet të vazhdosh shkollën e lartë, ndaj duhet të heqësh dorë menjëherë nga kjo lidhje”. Ka qenë ky ultimatumi i babait ndaj vajzës së tij, por kjo e fundit nuk i është bindur duke i pohuar se e donte djalin me të cilin ishte lidhur dhe se nuk do të ndahej prej tij. Vajza ka kërkuar që i ati ta pranonte të dashurin e saj, por kjo ka përkeqësuar komunikimin mes tyre, fillimisht me debate e më pas deri edhe me dhunë e kërcënime.

“Nëse nuk do të heqësh dorë nga kjo lidhje, do të të vras”, ka vijuar më tej 56-vjeçari mjaft i irrituar dhe i zhgënjyer me zgjedhjen e vajzës së tij. Por kjo e fundit, pasi është dhunuar nga i ati, i është drejtuar Policisë për ndihmë. Ajo është paraqitur ditën e djeshme e vetme, ku iu ka deklaruar efektivëve se i ati, përveçse e kishte dhunuar, e kishte kërcënuar deri edhe me vrasje.

Ajo ka rrëfyer se e gjitha kjo kishte ardhur për shkak se ai i kishte zbuluar lidhjen me një djalë, të cilin i ati nuk e kishte pëlqyer. 18-vjeçarja ka kërkuar mbrojtje, pasi sipas saj, pas dhunës e kanosjes nga babai i saj, ajo ndihej e pasigurt. Pas dhënies së dëshmisë së maturantes, Policia ka ndërhyrë duke arrestuar babanë e saj.

Ndaj tij mësohet se rëndon akuza “Dhunë në familje”. Ndërkohë, 56- vjeçari i arrestuar ka kërkuar nga Policia që të bëhen më të arsyeshëm dhe ta lirojnë. Ai është shprehur se mbyllja e tij në burg nënkupton liri të pakufizuar për të bijën, e cila sipas tij është në një moshë delikate dhe ka nevojë për t’i qëndruar pranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME