Një automjet tip Toyota Yaris ka dalë nga rruga në aksin Orikum-Vlorë. Si pasojë e përplasje ka mbetur i plagosur një 60-vjeçar, i cili është transportuar me urgjencë për në spitalin e Vlorës, ku po i jepet ndihma e parë shëndetësore. 60-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën por me fraktura të shumta në trup. Grupi hetimor dhe policia kanë shkuar me urgjencë drejt vendngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e saj.
Categories
Lajme
VIDEO/ Vlorë, Toyota Yaris-i del nga rruga dhe shkatërrohet plotësisht, shpëton mrekullisht 60-vjeçari
