Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e 36-vjeçarit në Selenicë, ishte te banesa e xhaxhait të tij kur dikush iu afrua nga pas! I afërmi ka lidhje me “masakrën e Çoles”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Selenicë, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri.

Viktima, Dalan Alliaj, ndodhej për vizitë te xhaxhai i tij, babai i Bertil Alliajt, i njohur për ngjarjen e masakrës së Çoles. Sipas burimeve, ndërsa ndodhej te dera e banesës, një person iu afrua dhe e goditi, duke u larguar më pas me shpejtësi.

Familjarët e plagosurit e transportuan menjëherë drejt spitalit, por ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Një nga pistat kryesore të hetimit është ajo e hakmarrjes, por po verifikohen edhe pista të tjera.

Sipas të dhënave paraprake, viktima Dalan Alliaj rezulton pronar i një pike shitjeje pjesësh këmbimi për automjete në zonën e Levan të njohur si “Allidagu”.

Njoftimi i policisë

Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi Dalan Alliaj, 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME