Categories Lajme

Video+Foto/Llogoraja nën petkun e dëborës

Ky vit nisi me temperatura të ulta dhe s’kishte si të mungonte bora në Llogora. Një mundësi që qytetarët e Vlorës mezi e prisnin, dhe jo vetëm qytetarët e Vlorës. Mungesa e borës në Vlorë i ka çuar ata rreth 30 kilometra larg qytetit të tyre.

Kanë qenë të shumtë ata që kanë kaluar çaste të këndshme me familjet e tyre, ku tingulli më i bukur është padyshim klithmat e fëmijëve që lozin me topa bore.

Pas natës së lodhshme të vitit të ri, ky është një moment ideal për t’u relaksuar dhe qetësuar sado pak, të rrethuar nga bora dhe aroma e mprehtë e pishave.

Trashësia e borës ka shkuar nga 15-20 cm, dhe kjo u jep mundësi qytetarëve të shkojnë aty dhe të argëtohen, pasi rruga është e lirë por pavarësisht rrugës së hapur, policia sugjeron paisjen me zinxhirë.Temperturat do të vazhdojnë të ulta gjatë gjithë javës, pritet të shkojnë deri në -7 gradë/ Erand.Haruni/vloranews.al

Ja disa pamje nga dita e sotme në Llogora:

     

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME