Categories Lajme

VIDEO\Ky është momenti kur një çift nga Vlora tenton të kryej grabitjen në argjendari Shkodër

Një çift, burrë e grua udhëtuan nga Vlora drejt Shkodrës për të kryer grabitjen e një argjendarie mesditën e sotme në Shkodër. Objektivi ishte një argjendari pak metra larg sheshit “Demokracia”. Ora News siguron ekskluzivisht pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë.

Arben dhe Anisa Hoxhaj ndodhen në banakun e argjendarisë ku bëjnë sikur janë të interesuar për të blerë dhe pronarët burrë e grua kanë vendosur mbi banak kutinë ku janë të vendosura bizhutë. Në një moment gruaja nxjerr nga xhepi i majtë deodorantin dhe ia hedh në sy të dy pronarëve.

Pavarësisht se e kanë të vështirë, burri pronari i dyqanit tërheq fortë kutinë me bizhu duke e lejuar hajdutin të tërheqë kutinë me bizhu dhe të largohet.

Më pas burrë e grua kur e shohin që nuk mundën të vidhnin gjë tentuan të largohen por tek pronarët me shpejtësi kanë dalë nga banaku dhe përleshen me ta duke i penguar që të dalin nga dyqani, siç duket në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Ora News.

Shihet se mes tyre ka pasur dhe një konfrontim fizik me grushte.

Çiftit nga Vlora u arrestua. “Më datë 27.01.2022, rreth orës 13:00, jemi njoftuar në sallën operative, se dy persona po tentonin të vidhnin në një argjendari në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, shtetasin A. H., 32 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A. H., 31 vjeçe, banues në Vlorë, të cilët janë futur në argjendari dhe kanë tentuar të vjedhin me dhunë, duke u hedhur pronarëve të argjendarisë, sprajt në fytyrë” njoftoi policia. Drejt spitalit rajonal të Shkodres u dërgua pronari i argjendarisë, për shkak të dëmtimeve të lehta që ka marrë gjatë kësaj përplasje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME