Categories Lajme

Videot në “Tik-Tok” të gjyqtares, ministrja Gjonaj: Të pakomentueshme! Të merret masë ndaj saj dhe t’i hetohet pasuria!

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, reagon pas videove të publikuara në rrjetin social “Tik-Tok” nga kryetarja në detyrë e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, të zhvilluara brenda ambienteve të institucionit.

Ministrja Gjonaj shkruan në rrjetet sociale se shfaqjet e gjyqtares Kapedani janë të pakomentueshme, ndërsa thekson se i ka kërkuar KLGJ që prej dhjetorit të 2019 që të verifikojë dhe marrë masë për të, pas lirimit të një subjekti kriminal.

Pas publikimit të videove, Gjonaj kërkon që të merret masa e duhur ndaj gjyqtares, si dhe t’i hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore.

“Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit dhe për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal.

Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje. Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda!

ReformaNukDoNdalet dhe kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund!”, shkruan ministrja Gjonaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tetori Rozë/Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i njohur në mbarë botën si…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME