Categories Lajme

Vidhen 7 milionë lekë tek drejtoria e Patentave, reagon institucioni

Në orët e para të mëngjesit të sotëm kasaforta e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor në Tiranë është vjedhur nga persona të paidentifikuar. Dyshohet se kanë qenë dy autorë ata të cilët kanë hyrë në ambientet e Drejtorisë së Transportit Rrugor duke vjedhur një shumë parash.

Autorët kanë hapur një prej kasafortave dhe kanë marrë pak më shumë se 7 milionë lekë të vjetra. Vjedhja e kasafortave u zbulua mëngjesin e sotëm nga pastruesja. Në lidhje me rastin DPSHTRR sqaron se përpos policisë po bëhet edhe një audit i brendshëm nga ana e këtij institucioni për të zbuluar ngjarjen. Ndërsa lajmi i mirë është se lekët kanë qenë të siguruara në kompani private sigurimi.

Sqarim publik: Nga verifikimi i dokumentacionit dhe sistemit, rezultoi se nga ngjarja e vjedhjes në drejtorinë rajonale Kashar mungon shuma prej 706,148 lekë të reja. (Përveç hetimit do ketë dhe auditim të posaçëm nga DPSHTRR!) Vijon hetimi nga organet kompetente që do përcaktojë në detaj çdo element për t’u vijuar më pas me nxjerrjen e çdo përgjegjësie ligjërisht. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të dt. 24.06.2020 (rreth orës 02:15-03:15) nga persona të maskuar, gjatë kohës që shërbimi ka qenë i mbyllur dhe në përgjegjësinë e subjektit që ka kontratë (deri në 23.07.2020) për ruajtjen e objektit.

LAJM POZITIV nga DPSHTRR, për t’u ditur që çdo vlerë financiare garantohet! Subjekti BKT, me të cilin DPSHTRR ishte në proces gjyqësor për një ngjarje me pasojë vjedhjen e shifrës së 5,401,420 lekë të reja, e ndodhur gjatë transferimit së xhiros së DRSHTRR Laç, në dt. 27.12.2017, ktheu shumën përkatëse në llogarinë e DPSHTRR në dt. 22.05.2020! Haka do kthehet te i zoti për sa kohë çdo procedurë e drejtorive tona rajonale, me bankat apo kompanitë e sigurisë garanton gjithë vlerat monetare, dhe i bëhet hyzmeti çdo qindarke të arkës sonë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME