Categories Lajme

Vidhnin vilat, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Policia italiane ka arritur të zbardhë disa vjedhje të ndodhura në qytetin e Sondrio, në veri të Italisë. Shqiptarët dyshohet se kanë kryer një sërë vjedhjesh në Sondrio dhe në rrethina.Operacioni i policisë lokale ka arritur të identifikojë dhe arrestojë shqiptarët, të dyshuar si hajdutë serialë. Shqiptarët e arrestuar janë shtetasit Gon Bilaci 45 vjeç dhe 24-vjeçari Adelaj Dylja, të dy me qëndrim të rregullt në shtetin fqinj. Dylja, ndër të tjera kishte edhe urdhër për dëbim nga territori kombëtar italian.Policia është vënë në lëvizje, pas disa denoncimeve të banorëve të zonës, të cilët thanë se iu ishin vjedhur sende me vlerë në banesat e tyre. Natyra e sendeve të grabitua nga shqiptarët ishte shqetësuese. Ata përpos arit e argjendit që kanë gjetur në banesë, kanë vjedhur edhe armë të ligjshme, që pronarët mbanin në vilat e tyre.Dy shqiptarët kishin shkuar në Itali në fillim të nëntorit, ndërsa prezenca e tyre në Sondrio kishte rënë në dy të policisë. Prokurori lokal ka deklaruar se në këtë zonë është një fenomen vjedhja e shtëpive dhe se nuk mund të zhduket, së paku jo plotësisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME