Categories Lajme

Vihet në pranga pronari i objektit në Ksamil, kryente ndërtime pa leje (Emri)

Ksamil, Sarandë Kryente ndërtime pa leje, vihet në pranga pronari i objektit ku po kryeshin punimet. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë gjatë kontrollit të territorit në Ksamil kanë konstatuar se brenda vijës së verdhë po kryhej një ndërtim pa leje. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasit R. B, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u konstatua në vendin e quajtur “4 Valltarët”, Ksamil, duke ndërtuar një objekt me kostruksion metalik, i papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Himarë U konstatua duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, ndëskohet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i një subjekti në Dhërmi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë me organizimet e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në zbatim të këtyre masave, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, subjektin me pronar shtetasin K. U., në Drimadhes, pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në lokalin e tij, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngritën ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze!

Policia ka arrestuar 3 vietnameze dhe 2 kineze që ushtronin prostitucion në banesa me qira…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin pas një konflikti, arrestohet 36-vjeçari në Durrës!

Një konflikt për motive të dobëta mes dy personave në Durrës ka përfunduar me arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi automjetin e postës në Durrës, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka vjedhur automjetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ I gjendet kallashnikov pa leje në banesë, arrestohet 29-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e…

LEXO ME SHUME