Categories Lajme

Procedohen dy persona në Manzë, Po transportonin dru zjarri në mënyrë të paligjshme

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht dy shtetas, Agron Shahini dhe Leonard Sheta të akuzuar për veprën p enale të prerjes së pyjeve në mënyrë të paligjshme. Aksioni ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Manzë.

Manzë, Durrës/ Goditet një rast i veprimtarisë së paligjshme të prerjes së pyjeve. Procedohen penalisht 2 shtetas që transportonin lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Sekuestrohen një sasi l ënde drusore pa dokumentacionin përkatës dhe automjeti që shërbente për ta transportuar.

U proceduan penalisht shtetasit Agron Shahini dhe Leonard Sheta, për veprën penale ” Prerja paligjshme e pyjeve

Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, rreth orës 00:30, në aksin rrugor Shkafanë-Manëz, kanë konstatuar një mjet furgon me drejtues shtetasin A. Sh., dhe pasagjer shtetasin L. Sh., duke transportuar një sasi prej 5m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës, që dyshohet se ishin prerë në pyllin e fshatit Dreç, Ishëm, Manzë. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me mjetin.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë u proceduan penalisht për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasit A. Sh., 57 vjeç, dhe L. Sh., 42 vjeç, banues në Sukth, Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngritën ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze!

Policia ka arrestuar 3 vietnameze dhe 2 kineze që ushtronin prostitucion në banesa me qira…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin pas një konflikti, arrestohet 36-vjeçari në Durrës!

Një konflikt për motive të dobëta mes dy personave në Durrës ka përfunduar me arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi automjetin e postës në Durrës, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka vjedhur automjetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ I gjendet kallashnikov pa leje në banesë, arrestohet 29-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e…

LEXO ME SHUME